Sela uron Kurtin: Sukses në realizimin e objektivave të juaja programore

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 20:31

Sela uron Kurtin:  Sukses në realizimin e objektivave të juaja programore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, percjell Lobi Maqedoni

“I nderuari Kryeministër i KosovësZ. Albin KurtiZgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës dhe e Qeverisë suaj padyshim që është institucionalizimi i verditktit që shqiptarët e Kosovës që votuan për ndryshimin duke ju besuar juve. Shqiptarët e Kosovës tani më kanë një Kryeministër dhe një Qeveri të merituar e cila me hapa më të shpejt do të vazhdojë me shtetndërtimit e Kosovës, për të mirën e qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, instalimit të shteteti të së drejtës dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike”, shprehet Sela.

Zgjedhja Juaj për Kryeministër të Kosovës nga shumica e votuesve kosovar, shton Sela, është një shpresë për të gjithë ata që e duan ndryshimin.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ashtu si gjithë shqiptarët kudo në botë, e kanë ndjekur me interes të madh procesin e ndryshimit të skenës politike në Kosovë, sepse Kosova dhe shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë qenë model i rezistencës dhe ndryshimit.Më lejoni që në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët si parti mike e Vetëvendosjes tju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër të Kosovës duke ju dëshiruar sukses dhe këmbëngultësi në realizimin e objektivave të juaja programore, kushtetuese por edhe kombëtare si Kryeministër i Kosovës.Një Kosovë e fortë politikisht, ekonomikisht dhe e integruar është një garancë më tepër edhe për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, përfundon urimi Selës.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 20:31