Së shpejti do të nis rrënimi i objekteve pa leje në Ohër

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 14:39

Së shpejti do të nis rrënimi i objekteve pa leje në Ohër

Ish-koncesionarët me plazhet në Ohër kërkojnë vëmendje, nga komuna dhe shteti në zgjidhjen e çështjes së statusit të ardhshëm të bregut të liqenit. Kjo vjen pasi autoritetet lokale njoftuan se pas disa muajsh ngecje, aksioni për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje do të vazhdojë në prill. Tenderi për zgjedhjen e një kompanie ka mbaruar. Mbetet vetëm procesi i vlerësimit të ofertave.

Gjithçka që hyn në liqen duhet të hiqet, dhe të funksionojnë vetëm banakët e verës. Mbaron sezoni- ata mbyllen”, tha Ilija Xheparoski-ish koncesionar i një plazhi.

Xheparoski e pranon se koncesionarët deri diku janë fajtorë për situatën aktuale. Ne kemi një koncesion plazhi, qira të tokës shtetërore. Toka shtetërore, zonë ranore, në të cilën duhet të ndërtohen vetëm banakë veror.

Ne nuk kishim leje për të bërë restorante megalomane, diskoteka dhe salla dasmash. Kjo duhet të marrë fund”, theksoi Ilija Xheparoski-ish koncesionar i një plazhi.

Gjeorgjieski, thotë se do të veprojnë në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s. Fillimisht do të hiqen plazhet që janë në parcelën kadastrale 1, sepse në planin e menaxhimit të Liqenit të Ohrit, atje nuk lejohet të ketë objekte me karakter të përhershëm ose të përkohshëm”, tha Konstantin Gjeorgievski – Kryetar i Ohrit.

Gjeorgjieski njofton se plazhet në Ohër do të kenë një pamje tjetër dhe se gjithçka që është në ujë do të duhet të hiqet. Në Strugë deri më tani nuk ka njoftime nëse diçka do të ndryshojë në lidhje me koncesionet e plazhit. Aktualisht, plazhet atje funksionojnë me vite pa koncesione.

Verën e kaluar Qeveria u kërkoi që i gjithë bregu të kthehet në gjendjen origjinale. Në Ohër disa objekte u rrënuan, por komuna e Strugës e apeloi vendimin para Gjykatës Kushtetuese, e cila lëshoi një ndalim të përkohshëm të zbatimit të tij.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 14:39