Salla “Boris Trajkovski” po bëhet gati! Nesër fillon vaksinimi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Mars, 2021 19:35

Salla “Boris Trajkovski” po bëhet gati! Nesër fillon vaksinimi

Po bëhen përgatitjet e fundit.

Këto janë dhomat e veçanta ku do të vaksinohen qytetarët, si dhe vendi ku do të pritet radhë.

Këtu në sallën Boris Trajkovski, po bëhen punimet e fundit, ku nesër do të filloj imunizimi i qytetarëve.

Vaksinimi do të realizohet nga personeli mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohen imunizimit me vaksinën AstraZeneca, janë personat e moshës mbi 70-vjeçare.

“Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se këtë mëngjes Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Shkup filloi shpërndarjen e vaksinës Astra Zeneca në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin, ku duke filluar nga nesër, do të bëhet vaksinimi i personave mbi 77 vjeç. Sistemi kombëtar “Termini im” mbrëmë në orën 19:00 hapi terminët përmes të cilëve mjekët amë caktojnë vaksinimin e qytetarëve që janë të përfshirë në fazën e parë dhe i përkasin grupit 1B, të Strategjisë Kombëtare për Imunizimin Kovid”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Imunizimi masiv kundër Kovid-19 fillon nesër në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, me qytetarë mbi 77 vjeç. Ata duhet të thirren nga mjekët amë, të cilët do t’u tregojnë terminin dhe vendin.

Pikat e vaksinimit në të gjithë vendin do të punojnë në dy ndërrime, do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite, nga e hëna në të premte.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Mars, 2021 19:35