Ruskoska: Janë arrestuar mbi 20 narko-dilerë, kemi dëshmi për ta

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 11:48

Ruskoska: Janë arrestuar mbi 20 narko-dilerë, kemi dëshmi për ta

Në aksionin e sotëm policor në Gazi Babë, Gërçec, Çair e Hasanbeg, siç njofton prokurorja Villma Ruskoska, janë arrestuar mbi 20 persona, informon Zhurnal.

Sipas prokurores, ka dëshmi se personat e arrestuar kanë kryer veprën penale “tregëti e palejuar me drogë”. Para aksionit nuk është zbatuar hetim finansiar, nga frika se aksioni mund të dështojë, por nga e hëna, do të ketë edhe hetim finansiar.

Ruskoska thotë se deri tani nuk ka policë të dyshuar, por më tej nga ekspertiza e celularëve do të vërtetohet kjo gjë, me siguri se do të akuzohen edhe persona zyrtar.

Prokurorja Ruskoska paralajmëroi konferencë për media nesër, ku do të njoftojë më tepër lidhur me aksionin e sotëm policorë.

Ndryshe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar drogë, të holla, automobilë dhe celularë.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 11:48