Rrugë jete

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Mars, 2021 22:38

Rrugë jete

Rruga fort na pat kapitur pra të lodhur ishim, ndaj

Në çdo çast e kemi pritur të na hedhë n’hendek të saj

Që të rronim kaq harruar si në varr me terr të zi

Që as vaji se ka zgjuar lëre më një qiell me shi.

Pse s’u duk një vend në tokë, si se gjetëm dikund vallë

Vetëm qiellin përmbi kokë dhe ca ëndje e një mall,

Le të shkretej pastaj udha në theqafje le të shkonte

Prapa malesh rrudha-rrudha a mes fushash, ku të donte.

Ne në fronin mbi barishte, shi i imët le të reshte

Dhe puhiza le të ishte fort e çmendur po të deshte,

Le t’pulitej kësaj here mbi thëngjillin që s’u shua

Le të futej n’gota vere ndërsa unë te gjinjët tua…

XHELAL ADEMI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Mars, 2021 22:38