Rrahmani : Po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 28 Janar, 2022 19:20

Rrahmani : Po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua

Amir Rrahmani ka dhënë disa komente interesante në paraqitjen e tij të fundit para publikut.

Mbrojtësi kosovar po kalon një periudhë shumë të mirë me skuadrën e Napoli, por beson se nuk po lavdërohet sa duhet.

Rrahmani beson se vetëm se është nga Kosova, emri i tij nuk bën bujë të madhe nëpër botë. Po të ishte italian, gjithnjë sipas tij, gjërat do të ishin shumë më ndryshe.

“Unë e dija se nuk do të ishte lehtë të përshtatesha në një top skuadër. Unë erdha nga Verona, ku luanin tjetër stil. Ata përdornin tre njerëz në mbrojtje dhe markim njeri-për-njeri. Isha në dijeni për kualitetet dhe tregova rezultatet kur fillova të kisha minuta. Tani është koha të marr shpërblime për punën time”, ka thënë Rrahmani, transmeton lajmi.net.

“Unë gjithmonë them se nëse do të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua, por duket se kombësia ime nuk është e popullarizuar në futboll”, ka thënë kosovari. “Nënkupton se unë duhet të kem më shumë efort për të bërë bujë”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Ky është sezoni i parë që Rrahmani luan si startues te skuadra e Napolit. Duket se synimet e lojtarit janë që sa më shpejtë të kalojë në nivele edhe më të larta. /Lajmi.net/

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 28 Janar, 2022 19:20