Ronaldo: S’u ktheva për të luftuar për vendin e shtatë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Janar, 2022 08:57

Ronaldo: S’u ktheva për të luftuar për vendin e shtatë

Manchester United duhet të luftojë për titullin e Premier League-s dhe çdo pozicion poshtë vendit të tretë në Premier League do të ishte një dështim. Kështu pretendon Cristiano Ronaldo, në një intervistë dhënë për Sky Sports, teksa u shpreh se nuk u largua nga Juventusi për të luftuar për vedin e katërt.

“Manchester United duhet të fitojë Premier League-n ose të jetë i dyti apo i treti. Nuk shoh pozicione të tjera për Manchester United për të qenë i sinqertë. Nuk mund ta pranoj që mentaliteti ynë të pranojë një vend jashtë top-3 në Premier League”.

Ronaldo u kthye në “Old Trafford” verën e kaluar më synim titullin kampion, por United tashmë e gjen veten 22 pikë prapa Manchester City-t, në vendin e shtatë. CR7, i cili ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje këtë sezon, deklaroi se “Djajtë e Kuq” duhet patjetër t’u afrohen skuadrave kryesuese.

“Nuk dua të jem në një klub për të luftuar për vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë, jam këtu për të fituar trofe. Mendoj se nuk jemi ende në nivelin tonë më të mirë. Rruga është e gjatë për t’u përmirësuar dhe besoj se nëse ndryshojmë mentalitet, mund të arrijmë gjëra të mëdha.”

Ronaldo gjithashtu mbështeti trajnerin e përkohshëm Rangnick, por tha se gjermanit i duhet kohë për të implementuar idetë e tij dhe për të përmirësuar performancën e ekipit.

“Që kur mbërriti Rangnick, ndryshuan shumë gjëra, por atij i duhet kohë për t’ua përcjellë idetë e tij lojtarëve. Unë besoj se ai do të bëjë një punë të mirë. E dimë që nuk po luajmë si duhet, por kemi shumë ndeshje para për t’u përmirësuar.”

Top Channel

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Janar, 2022 08:57