RMV, mbi tetë mijë raste aktive me virus

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Nëntor, 2021 09:35

RMV, mbi tetë mijë raste aktive me virus

Numri i rasteve të reja në ditë vazhdon të mbetet treshifror, ndërsa vetëm dje u regjistruarn 454 raste të reja. Momentalisht në Maqedoni ka mbi tetë mijë raste aktive.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.407.769 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 206.077 raste.

Prej tyre 190.806 janë shëruar dhe 7.232 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.039.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, më së shumti raste ka në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Shtip.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Nëntor, 2021 09:35