RMV, janë regjistruar 39 raste të reja me CoVid-19

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Korrik, 2021 15:22

RMV, janë regjistruar 39 raste të reja me CoVid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.839 teste të kryera janë regjistruar 39 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 14 vetëm në Tetovë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë, shkruan Alsat. Sot fatmirësisht nuk janë është regjistruar asnjë viktimi së pasojë e Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.124 raste, prej të cilëve 150.307 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 326 raste aktive me virusin korona.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Korrik, 2021 15:22