Rita Ora josh ndjekësit, tregon format trupore seksi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 15:28

Rita Ora josh ndjekësit, tregon format trupore seksi

Rita Ora aktualisht po shijon disa ditë pushimi në Sidnei. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Australisë për të qenë pjesë e jurisë në sezonin e fundit të “The Voice Australia”.

Këngëtarja publikoi në Instagram disa foto të realizuara gjatë fundjavës së saj, shkruan “Daily Mail”.

30-vjeçarja, dukej mahnitëse ndërsa pozonte me të brendshme me dantellë teksa pushonte në shtrat, para se të dilte me bikini ngjyrë rozë nën rrezet e diellit.

Artistja tregoi format turpore seksi, teksa pozonte para kamerës me flokë të lëshuar e me syze dielli.

Para pak kohësh u mësua se këngëtarja ishte ndarë nga i dashuri i saj, Romain Gavras.

Ky lajm doli në dritë pas publikimit të disa fotove të Ritës, e cila po shijonte pushimet me një mashkull misterioz dhe me motrën e saj.

Dyshja u fotografuan nga paparacët dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 15:28