Reperi Chris Brown akuzohet për dhunë fizike ndaj një gruaje

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Qershor, 2021 00:42

Reperi Chris Brown akuzohet për dhunë fizike ndaj një gruaje

Chris Brown dyshohet se ka goditur një grua gjatë një konflikti javën e kaluar. Një zëdhënës për departamentin e policisë së Los Angeles ka treguar se policia është njoftuar në orën 7:30 të mëngjesit në lidhje me këtë çështje.

Autoritetet thanë se personi që telefonoi dhe i dyshuari kishin debatuar dhe personi i dyshuar, në këtë rast Chris Brown, e ka goditur. Burimet e policisë nuk e kanë zbuluar emrin e personit të dyshuar, por më pas TMZ zbuloi se bëhej fjalë për këngëtarin e famshëm.

Megjithatë thuhet se Chris nuk ishte i pranishëm në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e tij në Citrus Ridge Drive. Zyrtarët kanë thënë se policia ka raportuar për një dëm fizik dhe hetuesit kanë dorëzuar raportin e krimit në zyrën e Prokurorit të Los Angeles.

Ndërkohë deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim. Nga ana tjetër Chis Brown nuk ka reaguar ende në lidhje me këto lajme, por thuhet se një postim i tij në rrjete sociale i dedikohet këtyre thashethemeve. Pak orë pas publikimit të lajmeve ai bëri një postim, si për të treguar se fjalët që janë shkruar për të nuk janë të vërteta. Megjithatë këto lajme pritet të zbardhen dhe të zbulohet nëse ngjarja është e vërtetë apo jo.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Qershor, 2021 00:42