Remzi Mehmedi ka një porosi!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 11:18

Remzi Mehmedi ka një porosi!

Remzi Mehmedi nga dega e Kërçovës së Aleancës për Shqiptarët ka vazhduar të komentojë zhvillimet e fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Flet për përçarjen në parti, që sipas tij, ka për qëllim të mbajë peng opinionin e gjerë, që më pas të bashkoheshin në kohë zgjedhjesh.

“Ishin vite të arta ata për BDI-në (DUI), sigurisht të errëta për shqiptarët, koha kur e ndanin veten në dyshe, në “të kënaqur” dhe “të pakënaqur”, dhe me këtë lojë mbanin peng opinionin e gjerë, tërhiqnin vëmendjen e opinionit dhe në kohë zgjedhjesh bashkoheshin. Ky “bashkim” tërhiqte vëmendje të jashtëzakonshme, sa që “opozitën e kohës” e linte ne plan të tretë dhe fitorja e tyre ishte e padiskutueshme. Mirëpo sot për opozitë është ALEANCA PËR SHQIPTARËT dhe lojërat e njëjta nuk kalojnë në opinionin e gjerë. Ndryshimi nuk është LUKS por DOMOSDOSHMËRI”, ka deklaruar Mehmedi.

Megjithatë, derisa u parlamërua pjesëmarrja në ClickPlus e kandidatit tashmë të pavarur për kryetar të Kërçovës, Fatmir Limani, ai shkroi për ideale dhe nder.

“Kur shumicën i bashkon apo ndan ideali dhe nderi, një grup profiterësh të përhershëm i ndan apo bashkon vetëm interesi dhe tenderi”, shkroi më tej, Mehmedi.

Ndërkaq, në BDI tashmë ka një kohë të gjatë po zhvillohen përplajse mes grupeve të ndryshme. Limani dje në ClickPlus tha se, i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” përfshinë Izet Mexhiin, Blerim Bexhetin, Sadulla Durakun, Musa Xhaferin dhe Hazbi Likën./TV21

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 11:18