Real Madrid publikon listën e lojtarëve ndaj PSG, rikthehen Karim Benzema dhe Ferland Mendy
Real Madrid ka bërë publike listën për ndeshjen e radhës ndaj PSG-së, për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” janë mysafir i “Parisienëve” në martën e ardhshme, derisa në listën e klubit spanjoll vërehet edhe emri i sulmuesit Karim Benzema, shkruan lajmi.net.
Francezi ka munguar në ndeshjet e fundit, derisa mbetet të shihet nëse do jetë gati që të jetë titullar ndaj klubit të madh francez.
Në portë: Courtois, Lunin dhe Duidias
Në mbrojtje: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy
Në mesfushë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga
Në sulm: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano