Rastet me Covid-19 janë rritur në Shkup, Gostivar dhe Veles

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:30

Rastet me Covid-19 janë rritur në Shkup, Gostivar dhe Veles

Në 5 javët e fundit, rastet pozitive me Covid-19 kanë shënuar rritje në Shkup, Gostivar dhe Veles, ka njoftuar ministri Venko Filipçe.

Sa i takon komunat, si Prilepi, i cili kërkoi zgjatje të orës policore, Filipçe njoftoi se ende ka numër të konsiderueshëm të pacientëve të shtrirë.

“Gjatë mëngjesit kemi pasur koordinim me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Duke u bazuar në të dhënat më të reja dhe analizat të cilat u bënë, u konstatua se në ato qytete ku ka rritje të incidences dhe me këtë edhe ngarkesë të spitaleve, numri ka shkuar duke rënë, kjo është si në Vallandovë, Krushevë, Kvadar dhe Prilep. Këtu ende ka pacientë të hospitalizuar. Incidenca është rritur në Shkup, veçanërisht në Gostivar dhe në Veles”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:30