Qeveria, nesër takohen Zaevi dhe Gashi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Nëntor, 2021 19:27

Qeveria, nesër takohen Zaevi dhe Gashi

Kryeministri Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nesër në ora 14:00 do të mbajnë takim të ri nëse kjo parti do t’i bashkohet Qeverisë dhe shumicës parlamentare apo do të mbetet në bllokun opozitar, shkruan TV21.

Kryesia Qendrore e Alternativës, të premten autorizuan kryetarin Gashi që t’i fillojë bisedimet me të gjithë aktorët politik, me kryeministrin por eventualisht edhe me mandatarin e ri për të parë se cili është koncepti për dalje nga kriza. Kujtojmë se Zaev dhe Gashi u takuan edhe më 19 nëntor.

Ndër të tjera, në seancën e Bordit Qendror të LSDM-së, e cila po ashtu u mbajt të premten, Zaevit iu konfirmua dorëheqja nga pozita udhëheqëse në këtë parti, por atij iu dha legjitimitet për të udhëhequr negociatat për shumicë parlamentare./TV21

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Nëntor, 2021 19:27