PSG nis kontaktet me Man United – Rashford në listën e dëshirave

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 28 Janar, 2022 17:19

PSG nis kontaktet me Man United – Rashford në listën e dëshirave

Marcus Rashford është emri i radhës që lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Manchester United.

Sulmuesi anglez pëlqehet nga parisienët, të cilët sipas Canal, kanë kontaktuar Manchester United për kartonin e tij, përcjell lajmi.net.

Gjigantët francezë përgatiten të heqin dorë nga Kylian Mbappe gjatë verës, prandaj po kërkojnë një zënvedësues për pozitën e tij.

Disa alternativa janë duke u shikuar, por Rashford nga ‘Old Trafford’ pëlqehet më së shumti.

Mbetet të shihet nëse PSG do të nis ndonjë ofertë zyrtare drejt Mançesterit, për kartonin e Rashford./ Lajmi.net/

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 28 Janar, 2022 17:19