Pse u anluzua takimi mes partive politike shqiptare?

Linda Limani
Nga Linda Limani 29 Mars, 2021 09:41

Pse u anluzua takimi mes partive politike shqiptare?

Edhe pse ishte paralajmëriar për sot në ora 11:00 takimi i sekretarëve të partive politike shqiptare në Republikën e
Maqedonisë së Veriut, e njetja është anuluar, njofton Lobi

Nga BDI e cila inicoi takimin, njoftuan që për shkak të mos konfirmimit të prezencës nga ana e partive politike
opozitare (ASH dhe AA) për takim për koordinimin rreth regjistrimit – 2021, anulohet takimi i sotëm i sekretarëve të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Informojmë opinionin se dera jonë e bashkëpunimit mbetet e hapur dhe gjithmonë të gatshëm të ulemi në një tavolinë për të mirën e qytetarëve tanë”, njoftuan nga partia e Ahmetit.

Përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare ASH dhe AAA, thanë se nuk do të marrin pjesë dhe nismën për këtë takim që erdhi nga BDI-ja, e cilësuan si të vonuar.

“Për arsye që ne si subjekt politik si dhe si koalicion veçse kemi formuar shtabe për sensibilizimin e qytetareve mbi procesin e regjistrimit, konsiderojmë që një takim i këtillë është i vonshëm dhe i njëjti është dashur të behet atëherë kur kishim kërkuar dmth para sjelljes së ligjit për regjistrim ku do të ishin diskutuar dhe marrë parasysh edhe vërejtjet tona”, tha sekretari i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd.

“Tash më është vonë, takimi duhej te realizohet para sjelljes së ligjit për regjistrim dhe metodologjisë së regjistrimit. Tani në këtë fazë kur shtabi ynë i ASH-së dhe AAA-së për regjistrim punon me efikasitet të madh dhe kur mërgimtarët regjistrohen masovikisht, nuk jemi të interesuar për një fotografim me Artan Grubin, i cili në kontinuitet po tenton të përvetëson këtë proces si e arritur e BDI-së, e në ndërkohë pa mos sqaruar ende pse dështoi regjistrimi i vitit 2011”, ka theksuar Arben Taravari.

Takimi ku priteshte të marrin pjesë sekretarët e BDI-së, BESË-së, PDSH-së, ASH-së dhe AA-së, ishte planifikuar të mbahet në Klubin e Deputetëve në Shkup.

Kujtojmë që sot në Klubin e deputetëve, do të takohen liderët e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Takimi vjen me ftesë të Mickoskit, siç thuhet për të diskutuar të gjitha çështjet e hapura, të tilla si kriza me pandeminë, puna e Parlamentit, regjistrimi, ekonomia, integrimi evropian, zgjedhjet.

Burime jo zyrtare nga dyja subjektet nuk përjashtojnë mundësinë e anulimit të regjistrimit për muajin shtator, por thonë se ky opsion duhet diskutuar edhe me partitë parlamentare shqiptare. Në takimin e të hënës që do të mbahet në Klubin e Deputetëve dy liderët e bllokut politik maqedonas do të diskutojnë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjet lokale të parapara në muajin tetor.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lideri i opozitës është pajtuar që si fillim të shihet rezultati i zgjedhjeve lokale dhe më pas të vendoset për zgjedhje të mundshme parlamentare. LOBI

Linda Limani
Nga Linda Limani 29 Mars, 2021 09:41