Prononcohet Mickoski pas takimit me iniciativën “nuk e hap derën”

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 16:51

Prononcohet Mickoski pas takimit me iniciativën “nuk e hap derën”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u takua me përfaqësuesit e iniciativës “Nuk e hap derën”, e cila angazhohet për shtyrje të regjistrimit. Ai tha se i ka njoftuar me marrëveshjen që e ka arritur kryeministri Zoran Zaev. Pas takimit, Mickoski deklaroi se janë pajtuar se nuk do ta mbështesin rezultatin e regjistrimit të popullsisë i cili nuk është zbatuar sipas standardeve evropiane.

“Në takim, përfaqësuesit e iniciativës ishin njoftuar, por ne gjithashtu u morëm vesh rreth angazhimit për zbatimin e vazhdueshëm të praktikave dhe metodave të Eurostat-it sa i takon shtyrjes së regjistrimit dhe rreth faktit se nuk do t’i pranojmë rezultatet e një regjistrimi që nuk do të kryhet në përputhje me metodologjinë, standardet e Eurostat-it dhe praktikat evropiane”. – ka thënë Mickoski.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 16:51