Prokuroria hapi lëndë për rrahjen në Strumicë, të përfshirë 22 persona

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 16:25

Prokuroria hapi lëndë për rrahjen në Strumicë, të përfshirë 22 persona

Prokuroria Publike e Strumicës ka hapur lëndë kundër 22 personave – pjesëmarrës në rrahjen që ndodhi në Strumicë më 18 mars 2021.

Lënda hapet, pasi Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë paraprakisht ka parashtruar kallëzim penal ndaj të dyshuarve.

“Nga të dyshuarit, 12 persona janë paditur nga SPB Strumicë për veprën penale – pengim të personit zyrtar në kryerjen e aktiviteteve zyrtare nga neni 382, kurse 10 të tjerët për veprën penale – Dhunë në bazë të nenit 386 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.

Njoftojnë gjithashtu, se prokurori publik ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, janë dhënë urdhra për ekspertizë, për grumbullim të dokumentacioneve mjekësore dhe dëshmi të tjera materiale.

Do të dëgjohen edhe dëshmitarë dhe të dyshuar të tjerë, kjo për të vërtetuar faktet në lëndën.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 16:25