Princ Harry nuk e ka më titullin mbretëror, tani ka një punë të re

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:50

Princ Harry nuk e ka më titullin mbretëror, tani ka një punë të re

Princ Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë me vullnet të plotë nga titujt mbretërorë, për të nisur një jetë të re larg Mbretërisë dhe syve të mediave. Megjithëse morën këtë vendim, ata kanë qenë prej kohësh kryefjala e mediave dhe madje intervista e tyre për Oprah ishte bomba përfundimtare.

Meghan dhe Harry treguan prapaskenat e errëta të Pallatit Mbretëror, teksa ndër të tjera rrëfyen se s’kishin asnjë ndihmë financiare nga familja. Paratë e vetme me të cilat po jetonin ishin ato që Princeshë Diana i kishte lënë trashëgimi djemve të saj.

Mirëpo, së fundmi Harry ka nisur një punë të re. Sipas “E! News”, Duka i Sussex është bërë drejtues në BetterUp Inc., i cili është një aplikacion që ofron trajnim profesional dhe këshillim për shëndetin mendor. Sipas bashkëthemeluesit dhe CEO së këtij programi, Alexi Robichaux, Princi Harry si anëtar i skuadrës drejtuese të BetterUp, do të zgjerojë punën që bën për vite me radhë, pasi ai edukon dhe frymëzon komunitetin e tyre për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor.

“Unë besoj fuqimisht se përqendrimi në aftësitë tona mendore na njeh me potencialet që kurrë nuk i dinim se i kishim brenda nesh. Të qenit i harmonizuar me mendjen tuaj dhe të paturit një strukturë mbështetëse rreth jush, janë thelbësore për të gjetur versionin më të mirë të performancës. Ajo që kam mësuar në jetën time lidhet me fuqinë e shndërrimit të dhimbjes në qëllim. Gjatë qendrimit tim në ushtri, mësova se nuk kemi nevojë vetëm të ndërtojmë qëndrueshmëri fizike, por edhe qëndrueshmëri mendore. Dhe në vitet që nga ajo kohë, kuptimi im lidhur me çfarë do të thotë qëndrueshmëri – dhe si mund ta ndërtojmë atë – është formuar nga mijëra njerëz dhe ekspertë që kam qenë me fat të takoj. Përveç kësaj filozofie të përbashkët, ajo që tërhoqi vëmendjen time në lidhje me BetterUp ishte se misioni i kompanisë për të gjetur potencialin tek njerëzit kudo kërkon nevojë për inovacion, ndikim dhe integritet. Ekipi i tyre e ka bërë atë punë për vite me rradhë. Më bëri përshtypje edhe shkalla dhe mundësia e ndikimit – aftësia për të ndryshuar jetën e miliona njerëzve për mirë, përmes një kombinimi të lidhjes njerëzore, teknologjisë kryesore dhe shkencës së sjelljes.”- u shpreh Harry.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:50