Pollog, shoferët nuk bëjnë “hesap” tabelat e shpejtësisë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:34

Pollog, shoferët nuk bëjnë “hesap” tabelat e shpejtësisë

Djeprej ora 12:00 deri në 18:00, në rajonin Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet brenda dhe jashtë vendbanimit, njofton Lobi

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 40 shkelje lidhur me shpejtësinë jashtë vendbanimit (TE-10 dhe GV-30), prej të cilave 7 (GV) ishin për më shumë se 70 kilometra në orë, kurse 25 (TE-2 dhe GV-23) për 50 deri në 70 kilometra në orë”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zedhenes i Policise rajonale te Pollogut.

Sipas tij, gjatë këtij aksioni, gjithashtu janë sanksionuar 78 tejkalime shpejtësie në një zonë të banuar (TE-71 dhe GV-7), nga të cilat 3 (TE) kanë qenë për më shumë se 50 km në orë. Për të gjithë shkelësit janë përgaditur sanksione adekuate. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të shkeljeve (TE- 11 dhe GV-5). Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:34