Pollog, Policia raporton për shkeljet gjatë orës policore

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 12:13

Pollog, Policia raporton për shkeljet gjatë orës policore

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (22.03.2021/23.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 40 persona (TE-19 GV-21), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë, përcjell LOBI – MAQEDONI

“Në këtë periudhë në zonën Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetrorë Sanitar dhe Shëndetësorë për 39 persona (TE) dhe 40 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 674 persona (TE-
413 dhe GV -261) me vendime të tilla dhe nuk është vërejtur asnjë mosrespektim i vendimeve”, njofton Fatmir Rexhepi, zëdhënës në SPB – Tetovë.

Në periudhën prej orës 22.00 të mbrëmjes së 22 marsit deri në orën 05.00 të mëngjesit të 23 marsit 2021 në zonën e SPB Tetovë nuk është konstatuar asnjë rast i mosbindjes së qytetarëve, përkatësisht shkelje të vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve, gjegjësishtë gjatë orës policore. LOBI – MAQEDONI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 12:13