Pollog, për 6 orë Policia zbulon mbi 100 shkelje në komunikacion

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 11:45

Pollog, për 6 orë Policia zbulon mbi 100 shkelje në komunikacion

Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, dje (15-mars) nga ora 10.00 deri në orën 16.00, është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet brenda dhe jashtë vendbanimit, njofton LOBI.MK

“Gjatë kontrollit, të realizuar në magjistralen Gostivar-Tetovë, afër mbikalimit të Debreshit dhe kryqëzimit për në Kamnjan të Tetovës, janë zbuluar gjithsej 55 automjete, gjegjësishtë shoferë (TE-29 dhe GV-26) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar vendbanim, prej të cilave 9 (TE-4 dhe GV-5) për më shumë se 70 kilometra në orë”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Policisë.

Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 6 tejkalime të shpejtësisë në vendbanim (TE), të cilat janë regjistruar në rrugën rajonale Tetovë-Jazincë dhe për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate.

Gjatë këtij kontrolli, janë konstatuar edhe 56 lloje të tjera të shkeljeve të cilat gjithashtu janë sanksionuar (TE-55 dhe GV-1). LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 11:45