Pollog, 127 vendime për izolim

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 11:04

Pollog, 127 vendime për izolim

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (21.03.2021/22.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 29 persona (TE-18 GV-11), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje në përputhje me Nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë, transmeton Lobi – Maqedoni.

Në këtë periudhë, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësorë në rajonin Tetovë-Gostivar, për 54 persona (TE) dhe 73 persona (GV) janë përgatitë vendime të reja për izolim, dhe janë kryer kontrolle ndaj 879 persona
(TE-544 dhe GV -335) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektim i vendimeve.

Kurse në periudhën prej orës 22.00 të 21 marsit deri në 05.00 më 22 mars 2021 në zonën e SPB Tetovë nuk
është konstatuar asnjë rast i mosrespektimit, gjegjësishtë shkelje e vendimit të qeverisë për
ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policore. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 11:04