Policia zbulon 11 femra që argëtonin mysafirët në një restorant të Tetovës

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Qershor, 2021 09:58

Policia zbulon 11 femra që argëtonin mysafirët në një  restorant të Tetovës

Policët nga SPB – Tetovë në koordinim me Departamentin për Krimin Ndërkufitar, Migracionin, të huajt dhe Ripranimin Tetovë dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, natën e kaluar (8 qershor) nga 23 orë dhe 35 minuta deri në 50 minuta pas mesnate kryen kontroll në një restorant në rrugën Kole Nedelkovski në Tetovë.

Gjatë kontrollit, 11 femra u gjetën në objekt punuar dhe argëtuar mysafirët e pranishëm.

Nëntë nga femrat e gjetura ishin shtetase të huaja nga Serbia, Ukraina, Shqipëria, Moldavia, Lituania, Bullgaria dhe Rusia, të moshës midis 20 dhe 34 vjeç.

Nga Policia njoftuan që femrat e hasura janë arrestuar së bashku me një punonjës 24 vjeçar dhe dy femra të tjera nga vendi ynë. 3

Objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Po merren masa për të pastruar dhe dokumentuar çështjen dhe paraqitjet e duhura do të pasojnë. LOBI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Qershor, 2021 09:58