Policia njofton për arrestimet në ndeshjen e futbollit Teteks – Kadino

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Shtator, 2021 13:42

Policia njofton për arrestimet në ndeshjen e futbollit Teteks – Kadino

Dje rreth orës 19:20 minuta, efektivët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat D.M. (20), H.D. (29) nga Shkupi, futbollistë të Klubit futbollistik ,,Teteks“ të Tetovës dhe M.R. (20) dhe V.I. (29), lojtar dhe përfaqësues të Klubit të Futbollit ,,Kadino“ nga fshati me të njëjtin emër në Shkup, për shkak të përfshirjes së tyre në një përleshje fizike pas ndeshjes së futbollit të kampionatit mes këtyre dy ekipeve të ligës së dytë, njofton Observeri

Krahas kësaj personi D.M. me një shishe plastikeka goditur kokën e një punonjësi të policisë i cili ishte duke ndërmarrë veprime zyrtare mbi përleshjen fizike, kurse personi H.D. kishte penguar pjestarë të policisë gjatë ndëmarjes së masave zyrtare.

Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe kundër personave të përfshirë do të pasojnë parashtresa adekuate. Observeri

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Shtator, 2021 13:42