Policia identifikon personin që shtiu me armë në Medresenë e Tetovës

Linda Limani
Nga Linda Limani 21 Shtator, 2021 12:10

Policia identifikon personin që shtiu me armë në Medresenë e Tetovës

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur rastin me disa dritare të dëmtuara të Shkollës së Mesme Teologjike Medreseja “Isa Beu” në Tetovë, e cila është raportuar dje (20-shtator) në orën 09.00. I dyshuar se me armë zjarri e ka kryer dëmtimin 41-vjeçari B.M. nga Tetova.

I njëjti dje rreth orës 18:30 është thirrur në Stacionin Policor të Tetovës, ku i është konfiskuar pistoleta “cz” me një
kornizë me 12 plumba të kalibrit 9mm për ekspertizë dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të përgatitet një parashtresë e përshtatshme sipas nenit 288 të Kodit Penal për “Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

 width=
Linda Limani
Nga Linda Limani 21 Shtator, 2021 12:10