pitalet të mbingarkuara, Filipçe: Ka pacientë me pasqyrë të rëndë klinike

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 17:11

pitalet të mbingarkuara, Filipçe: Ka pacientë me pasqyrë të rëndë klinike

Shtohet numri i pacientëve me gjendje të rëndë, ata mjekohensipas standardeve dhe mjekët bëjnë gjithçka për t’i shëruar, por për shkak të pasqyrës së rëndë klinike dhe manifestime të cilatnjë pjesë e mjekëve nuk i kanë parë deri më tani, një pjesë e pacientëve nuk mund të shërohen Kështu ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se fatkeqësisht raste të tilla ka shumë edhe tani dhe shumë pacientë janë në gjendje të rëndë.

’Për  fat të keq kemi edhe tani edhe sot, shumë pacientë qëjanë në gjendje të rëndë. Edhe përskaj masave të marra, fatkeqësisht tek disa pacientë mjekimi nuk ka efekt.

Ka pasqyrëklinike dhe manifestime të cilat vërtet deri më tani një pjesë e kolegëve, veçanërisht ekspertët e fushës së pulmologjisë dhemjeksisë infektive, nuk kanë parë. Manifestim të mushkërive tëbardha, të gjakut, që thjesht nuk i përgjigjen terapisë. Përsëri do të theksoj, spitalet janë të mbingarkuara, por me këtë sistem ne sigurojmë numër tërësisht të madh të shtretërve”, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Pikërisht për arsye të manifestimit të rëndë të virusit, Filipçe thase ka raste kur pacientët e rinj të cilët edhe përskaj mungesës sëkomorbiditeteve, humbin betejën me KOVID 19-tën, pasi situatau përkeqësohet brenda disa orëve. Ai nënvizoi se edhe përskaj tëgjitha përpjekjeve fatkeqësisht jetët e disa pacientëve nuk mundtë shpëtohen. Raste të tilla janë vërejtur gjithandjen nëpër vendetë tjera.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 17:11