Piatek: Nga Milani u largova prej Ibrahimovic!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:11

Piatek: Nga Milani u largova prej Ibrahimovic!

Krzysztof Piatek tregon arsyet se përse u largua nga Milani janarin e vitit të kaluar.

Sulmuesi i cili u kushtoi arkave të Milanit 35 milionë euro dhe spikati në muajt e tij të parë si kuqezi, i dha lamtumirën klubit kuqezi pas vetëm një viti duke kaluar për 24 milionë euro te Hertha Berlin.

Në një intervistë Piatek ka shpejguar edhe motivin kryesor pse është bërë pjesë e Hertha Berlin.

“Unë u largova nga Milani për shkak të ardhjes së Ibrahimovic. Nuk kisha ofertë vetëm nga Hertha Berlin. Tottenham i kërkoi Milani huazimin tim 18-mujor. Duhet të zëvendësoja Kane, i cili ishte i dëmtuar. Gjithsesi, Hertha ngulmoi më shumë dhe oferta e tyre ishte më e mirë. Ata paguan kartonin tim dhe më dhuruan një ofertë 4.5-vjeçare, duke shfaqur vendosmëri të madhe për të më pasur në skuadër“, deklaroi Piatek.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:11