Përmbytje masive në Gjermani, të paktën 30 të zhdukur

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Korrik, 2021 09:36

Përmbytje masive në Gjermani, të paktën 30 të zhdukur

Të paktën 30 persona janë zhdukur pas disa përmbytjeve masive në Gjermani, në qytetin perëndimor të Schuld, Rheinland-Pfalz.

Vëshrimi i ujërave shkatërroi 6 shtëpi dhe dëmtoi 25 të tjera. Autoritet thanë se reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.

Policia tha se situata në qytetin e përmbytur mbetet e paqartë ndërsa autoritetet gjermane po i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë emergjencës.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Korrik, 2021 09:36