Për qarkullim gjatë orës policore do të vlejnë lejet e vjetra

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 17:45

Për qarkullim gjatë orës policore do të vlejnë lejet e vjetra

Me hyrjen në fuqi të orës policore, qytetarët të cilët paraprakisht kanë pasur leje për qarkullim gjatë kohëzgjatjes së saj, të njëjtat do të mund t’i përdorin edhe prej ditës së nesërme.

Leje për qarkullim gjatë orës policore, do të mund të kërkojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ato persona të cilët ose kanë humbur lejet paraprake, ose janë punësuar në ndërkohë pasi ka përfunduar të vlejë masa – ora policore.

Leje për qarkullim, siç sqarun nga Qeveria do të mund të sigurojnë personat që punojnë në ndrrimin e tretë dhe që duhet të udhëtojnë nga aeroporti, ku orari i fluturimit kap periudhën prej 22:00 deri në 05:00.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 17:45