Për 24 orë u regjistruan tre raste të kafshimit nga qentë endacakë në Pollogë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 12:36

Për 24 orë u regjistruan tre raste të kafshimit nga qentë endacakë në Pollogë

Për 24 orë u regjistruan tre raste të kafshimit nga qentë endacakë nrajonin e Pollogut, njofton LOBI. Sipas Policisë, dje në orën 17:40, 55-vejeçari I.E. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 16.00 në rrugën 29-Nëntori në Tetovë, kishte qenë i sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak

Rasti i dytë u regjistrua po ashtu dje në ora 11.50, personi A.E. (28) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 09.00 në rrugën “Beliçica” në Gostivar kishte qenë i sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak.

Ndërkohë, dje në orën 17:30 40-vjeçarja K.B. nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 14.00 në rrugën ,,Mara Ugrinova“ në Gostivar kishte qenë e sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak. LOBI MAQEDONI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 12:36