Për 24 orë janë regjistruar mbi 11 mijë mërgimtarë

Linda Limani
Nga Linda Limani 21 Mars, 2021 13:31

Për 24 orë janë regjistruar mbi 11 mijë mërgimtarë

Diaspora e Maqedonisë së Veriut ka rritur ndjeshëm interesimin për t’u vetëregjistruar.

Nga dje, deri sot në orën 10:30 janë regjistruar 11.504 mërgimtarë më shumë. Kështu numri i të vetëregjistruarve ka arritur në gjithsej 99409.

Shpërndarja e të vetëregjistruarve nëpër shtete mbetet e njëjtë nga dje, pasi kjo listë nuk është përditësuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Të dhënat e fundit që thirren në datën 19 mars 2021, tregojnë se interesim më të madh për regjistrim, ka treguar diaspora e Zvicrës.

Ndërkohë, sot bëhen 21 ditë që kur ka filluar procesi i regjistrimit elektronik të diasporës në vend, dhe i njëjti pritet të përfundojë më 21 prill.

Regjistrimi në vend do të fillojë më 1 prill, ndërkaq do të përfundojë më 21 prill. Por, opozita maqedonase vazhdon thirrjet që ky proces të anulohet, nën arsyetimin “se është rënduar situata me Covid-19”.

Nga ana tjetër, thirrje të shumta i janë drejtuar diasporës shqiptare në vend, si nga politikanët dhe funksionarët nga brenda dhe jashtë vendit, por edhe nga figura të rëndësishme kombëtare.

Linda Limani
Nga Linda Limani 21 Mars, 2021 13:31