Pagat në shëndetësinë publike do të rriten për 5 %

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:14

Pagat në shëndetësinë publike do të rriten për 5 %

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka paralajmëruar rritje prej pesë për qind të rrogave për të gjithë të punësuarit në Institucionet publike- shëndetësore. Në pjesëmarrjen e sotme në emisionin “Utrinski brifing” (Brifingu i mëngjesit) ka thënë se rritja do të jetë edhe për personelin mjekësor dhe jo mjekësor të punësuar në institucionet shëndetësore.

“Ajo që duhet ta konfirmojmë me Sindikatën është rritja e pagave për 5 për qind të të gjithë atyre që janë të punësuar në sektorin shëndetësor. Rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit shëndetësor dhe punonjësit jo shëndetësor dhe ajo duhet të fillojë nga muaji mars. Rritja është nga ky muaj ose me pagën e marsit e cila paguhet në muajin prill”, ka thënë Filipçe.

Nga MSH theksojnë se në vazhdimësi investohet në resurse njerëzore, ku përveç rritjes së pagave të punonjësve shëndetësor dhe të punësuarve tjerë në institucionet shëndetësore publike, në kushte të pandemisë janë realizuar 446 punësime të reja në shëndetësinë publike. Më punësimet e reja dhe rritjen e pagave krijohen kushte që çdo punonjës i ri në shëndetësi të ardhmen e tij dhe karrierën ta sheh në vendin e vet, theksojnë në MSH.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:14