Osmani: Regjistrimi i mërgatës vazhdon

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Mars, 2021 20:24

Osmani: Regjistrimi i mërgatës vazhdon

Ministri i Punëve të Jashtme në RMV, Bujar Osmani, ka thënë se regjistrimi vazhdon, duke sqaruar se vetëregjistrimi i diasporës është zgjatur nga 51 ditë në 213 ditë, trasnmeton TS.“REGJISTRIMI VAZHDON!Vetëregjistrimi i diasporës nga gjithsej 51 ditë zgjatet në 213 ditë. Mundësi asnjë mos të mbetet i paregjistruar”, ka shkruar Osmani përmes Facebook.

Ndryshe sot Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev tha se kanë rënë dakord që procesi i regjistrimit të anulohet për në shtator.

“Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera. Kemi të bëjmë me një armik të paparashikueshëm”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski, pas takimit me Zoran Zaevin./TS/

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Mars, 2021 20:24