Osmani: Pas zgjedhjeve në Bullgari pritet të ketë debat konstruktiv

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 17:05

Osmani: Pas zgjedhjeve në Bullgari pritet të ketë debat konstruktiv

Fajin për mosarritjen e një marrëveshje për kalimin e dallimeve me Bullgarinë, Ministri i jashtëm Bujar Osmani, e sheh tek qasja e cila thotë se mund të mos ketë qenë e përshtatshme. Ai pret që pas zgjedhjeve në Bullgari debati të kthehet në nivel racional, ndërsa të ndryshojë edhe qasja e dy vendeve. Osmani vlerëson se së pari duhet të diskutohen çështjet që na afrojnë dhe për të cilat kemi më pak dallime në mënyrë që të krijojmë një mjedis të mjaftueshëm të besimit për të përballuar më pas ndryshimet që kemi.

Bujar Osmani

“Kjo më jep optimizëm se këta dy faktorë, para së gjithash qasja e re që kemi vendosur dhe kjo është krijimi i besimit përmes bashkëpunimit sektorial, përmes planit të veprimit, duke krijuar parashikueshmëri të punës së Komisioneve. Së dyti, me përfundimin e procesit zgjedhor, le të kthehemi në një atmosferë debati racional, i cili unë pres që të zhvillohet të hënën, në mënyrë që të angazhojmë seriozisht të dy palët në tejkalimin e dallimeve në mënyrë që të fitojmë një mundësi për të arritur një konsensus mbi Samitet e BE, teksti i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare”

Këto deklarata vijnë pas tensioneve të larta diplomatike të ngritura mes dy vendeve e që janë manifestuar edhe me nota proteste të dorëzuara nga dy ministritë e jashtme dhe nga ambasadorët e dy vendeve. Përfundimi i zgjedhjeve në Bullgari pritet të relaksojnë atmosferën pasi raportet me Maqedoninë e Veriut janë shndërruar në temë qendrore në Sofje sa më shumë që afrohet dita e zgjedhjeve. Por edhe përkundër vlerësimeve dhe shpresave se pas zgjedhjeve kontesti mund të zgjidhet, shumë zyrtarë dhe politikan në Bullgari kanë thënë se problemi nuk lidhet me fushatën, por se bëhet fjalë për qëndrim kombëtarë të Bullgarisë që do të mbetet i njëjtë, kushdo që të fitojë në zgjedhje.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 17:05