Osmani: Në fund të muajit presim sasinë e parë të vaksinave nga COVAX

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:30

Osmani: Në fund të muajit presim sasinë e parë të vaksinave nga COVAX

-Pres që nga fundi i këtij muaji të vijë edhe sasia e parë përmes mekanizmit COVAX, dhe me këtë do të nisim procesin e vaksinimit me një dinamikë tjetër, kështu e komentoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vonesën e vaksinave në vendin tonë, transmeton Alsat.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë e përfshirë në këtë proces që nga fillimi, dhe gjatë çdo vizite time kam ngritur pyetjen për të siguruar vaksina. Por edhe me kontaktet personale që kam me ministrat e Punëve të Jashtme. Pjesë e iniciativave që janë ngritur që vijojnë janë rezultat i këtyre kontakteve, por shihet që Bashkimi Evropain dhe bota ka probleme me sasinë e vaksinave”, tha mes tjerash Osmani.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:30