Ora Policore, në Pollog vetëm një shkelje

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:12

Ora Policore, në Pollog vetëm një shkelje

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (14.03.2021/15.03.2021.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 65 persona (TE-37 dhe GV-28), jan përgafitur urdhëra pagese për kundërvajtje, sipas Nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë, transmeton LOBI

Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar për 50 persona (TE) dhe 33 persona (GV) janë përgaditë vendimet të reja për izolim nga Inspektorati Shtetrorë Sanitar dhe Shëndetësorë dhe janë kryer kontrollet ndaj 693 persona (TE-387 dhe GV -306) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar mosrespektim i vendimeve.

Në periudhën prej orës 22.00 të 14 marsit deri në ora 05.00 të 15 mars 2021 në zonën e SPB Tetovë është regjistruar një rast i mosrespektimit, përkatësisht shkelje të vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve,
gjegësisht orës policore. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:12