Ora Policore në Pollog, evidentohen 2 shkelje!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:28

Ora Policore në Pollog, evidentohen 2 shkelje!

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (04.04.2021/05.04.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 58 persona (TE-34 GV-24), janë përgadit urdhra pagese për kundërvajtje, sipas nenit 6 të dekretit përkatës të qeverisë, njofton Lobi

“Në këtë periudhë në zonën Tetovë- Gostivar për 56 persona (TE) dhe 47 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetëdor dhe janë kryer kontrolle ndaj 1165 personave (TE-705 dhe GV -460) me vendime të tilla dhe nuk është konstatua mosrespektim i vendimeve të izolimit”, beri me dije Fatmir Rexhepi, zedhenes i Policise rajonale të Pollogut.

Në periudhën nga ora 2w.00 e mbrëmjes së 4 prillit deri më ora 5 të mëngjesit më 5 prill 2021 në zonën e SPB Tetovë janë regjistruar dy (2) shkelje të vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policor. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:28