Nuk vlejnë vendimet politike, Parlamenti ka procedura

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 13:16

Nuk vlejnë vendimet politike, Parlamenti ka procedura

Çështja e votimit të ndryshimit të ligjit për regjistrim duket se po komplikohet. Kryeparlamentari Talat Xhaferi pas takimit me koordinatorët e grupeve parlamentare, përmes një pres konference informoi se ligjin e dorëzuar nga Qeveria e ka kthyer mbrapsht sepse propozuesi ka propozuar ligj ku mungon një pjesë. Xhaferi madje tha se ishte gabim që ai nuk ishte prezent në takimin e djeshëm mes Zaevit dhe Mickovski, sepse sipas tij dihet se marrëveshja e tyre duhet të marr bekimin e Parlamentit. “Gjatë ditës së sotme kam pranuar dy ligje që i akne paralajmëruar grupi i deputetëve dhe qeveria, të cilët për çështje formale i kam kthyer deri tek propozuesit, që në afat prej 15 ditëve ti rikthejnë sërish, por besoj se nuk ka nevojë të presin 15 ditë por që sot pasdite ti nisin sërish. Ligji për regjistrimin është kthyer për çështje teknike, dhe Ligji për kodin zgjedhor gjithashtu për çështje teknike, shpresoj që edhe ky propozim ligj brenda orëve gjatë ditës të arrij sërish në Parlament”, potencoi Xhaferi.

Kryeparlamentari madje përkujtoi se Ligji aktual për regjistrimin e popullsisë është në fuqi dhe se miratimi im propozim ligjit të ri për shtyrjen e regjistrimit kërkon kohë dhe duhet menaxhuar mirë afatet kohore, andaj tha se nuk mund të thotë nëse ligji do të miratohet brenda ditës së sotme.“Afatet kohore dhe dispozitat nuk më lejojnë që unë të them se propozim ligji do të miratohet sot. Në koordinim do ta shqyrtojmë edhe çështjen e kohës. Matematikat politike nuk duhet të bëhen jashtë institucioneve përkatëse”, tha Xhaferi. Ai tha se në Parlament ka shumë seanca të papërfunduara, disa për shkak të amendamenteve nga opozita, dhe disa në të cilat pritet të ketë votime. Xhaferi potencoi se nuk udhëhiqet nga vendimet politike që merren mes liderëve politik, sepse puna e Parlamentit bazohet në bazë të procedurave dhe rregullores për punën e Parlamentit.

“Nuk bazohem në atë që janë marrë vesh liderët politik. Unë bazohem në bazë të rregullores së Parlamentit dhe disa çështje duan kohë. Për atë arsye, ata është dashur të më ftojnë në takim, këtë e pranoi edhe sot Kryeministri”, u shpreh Xhaferi. Kryeparlamentari përshëndeti gjitha përpjekjet të cilët po bëhen këto ditë për debllokimin e punës së Parlamentit. Ai njoftoi se në radhët e shërbimit të Parlamentit ka humbur jetën administratori i dytë nga Kovidi gjatë kësaj periudhe. Xhaferi gjeti rastin për t’i shprehur ngushëllimet familje së të ndjerit që ka humbur jetën nga Kovidi. “Deputetët nuk kanë asnjë përparësi në vaksinim, por do të presin radhën e vaksinimit si të gjithë qytetarët e tjerë në bazë të strategjisë së vaksinimit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi Xhaferi. (koha.mk)

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 13:16