Nuk bie Qeveria

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Nëntor, 2021 12:00

Nuk bie Qeveria

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën parlamentare ku është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e Qeverisë, njofton Flaka

Ai ka thënë se si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.

“Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV. Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.  Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura”, ka shkruar ai.

Pak para fillimit të seancës parlamentare, të gjitha partitë pretendonin se i kanë numrat për rrëzim respektivisht mbetjen e qeverisë aktuale, njofton Flaka.

Sipas kontatimit të shërbimeve në Parlament, të pranishëm në fillimin e seancës janë vetëm 60 deputetë, duke konstatuar mungesën e deputetit Rexhepi.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me partnerët e koalicionit në Qeveri është shprehur optimist se Qeveria nuk do të bjerë në votëbesimin në Kuvend, gjegjësisht se shumica është me forcat progresive në parlament”. Kështu u shpreh edhe lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka siguruar se votat për rrëzimin e Qeverisë janë siguruar.

“Mendo se po, sot janë votat për rrëzimin e Qeverisë dhe përfundimisht mendoj se do të lirohen qytetarët”, tha Sela para se të hyjë në Kuvend.

Sa kaq,  sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA Arjanit Hoxha në deklarimin e fundit në opinion u shpreh që në seancën e mosbesimit deputetët e Besës do të votojnë për rrëzimin e qeverisë, duke u shprehur që do të rrëzohet qeveria dhe se BDl shkon në opozitë.

Kryertari i PDSH-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi, tha se: “Mendoj se sot nuk do të bie Qeveria. Sipas informacioneve që i kam, Qeveria do të mbetet dhe ne do të marrim datë për negociatat me BE-në”.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë thënë se votëbesimi do të mbështetet më shumë se 61 deputetë.

Interpelanca është dorëzuar nga partitë opozitare, së bashku me Lëvizjen Besa, ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi. FLAKA

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Nëntor, 2021 12:00