Njihuni me parashikimin e motit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 08:13

Njihuni me parashikimin e motit

Mot me vranësira me reshje shiu do të mbizotërojë sot në vend. Reshjet kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme dhe vende-vende me bubullima të rralla. Reshje më të rrëmbyeshme priten në pjesët veriperëndimore dhe lindore të shtetit.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë, përveç në zonat malore, reshjet do të kalojnë në borë edhe në viset më të larta, ndërsa nga fundi i ditës dhe natën drejt të martës do të ketë paraqitje të borës dhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, lokalisht edhe mbi 65 km.orë, që do të shkaktojë ulje të menjëhershme të temperaturave të ditës për shtatë deri nëntë gradë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 7 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 5 deri 12 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe ne erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Nga fund i ditës dhe gjatë natës në pjesët më të larta reshjet do të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të ulet deri 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 8 gradë.

Nga e marta do të mbizotërojë mot me vranësira dhe mot i ftohtë me periudha të diellit dhe me paraqitjen e reshjeve të dobëta lokale të shiut dhe të borës. Temperatura do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Të martën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 08:13