Nisja e vaksinimit masiv,Rama: Sot është një nga ditët më të bukura

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 10:02

Nisja e vaksinimit masiv,Rama: Sot është një nga ditët më të bukura

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka cilësuar nisjen e vaksinimit masiv si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike, në një fjalim nga tarraca e bashkisë së Tiranës.

Rama shtoi më tej se ky është një hap kolosal drejt fitores përfundimtar e mbi këtë mortje, kjo pandemi që ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë.

“Më besoni që kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike mbase më e bukura është shumë më tepër se çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore, sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi me shpirtin e mijëra gjysheve e gjyshërve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar ku bota përballet me armikun e padukshëm kanë qenë të detyruar të mbyllen brenda dhe të privohen nga shumë orë në ajër të pastër. Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare mbi këtë mortje, që e ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdo njërin prej nesh të shikojë të ardhmen, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër” , tha Rama.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 10:02