Nisen drejt Serbisë për vaksinim

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 09:01

Nisen drejt Serbisë për vaksinim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane.

Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin. Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19. Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 09:01