Ngjarje dramatike në Gjykatën e Gostivarit!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 20:40

Ngjarje dramatike në Gjykatën e Gostivarit!

Ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Gjykatën Themelore në Gostivar, ku si rezultat i intervenimit të shpejtë dhe të guximshëm të gjykatësit të procedurës paraprake, ështrë shpëtuar një jetë njeriu, përcjell Lobi.

Në kohën që po mbahej seanca dëgjimore në lidhje me zjarrin që ndodhi në një banesë në Gostivar ku për pasojë një 7-vjeçar humbi jetën, nëna e fëmijës u përball me një problem të theksuar shëndetësorë.

Nga burimet të TV2 – Gostivar, mësojmë se pas seancës dëgjimore, gruaja ka pasur sulm epileptik, e ka gëlltitur gjuhën dhe ka filluar të ngulfatet.

Gjykatësi në këtë rast ka reaguar shpejtë dhe i ka ofruar ndihmë adekuate dhe ka arritur që t’ia lirojë rrugët e frymëmarrjes, duke e shpëtuar kështu nga vdekja e sigurtë.Në vendin e ngjarjes ka arritur një ekip i Ndihmës së Shpejtë që i ka dhënë gruas terapi adekuate dhe e kanë dërguar në Spitalin e Gostivarit.

Pasi që është stabilizuar tërësisht, ajo është kthyer në Gjykatë, e ka marrë vendimin për paraburgim 30 ditorë dhe më pas është dërguar në burgun e Shkupit. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 20:40