Nga kjo ditë qeset pritet të bëhen 15 denarë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Nëntor, 2021 11:19

Nga kjo ditë qeset pritet të bëhen 15 denarë

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej 1 dhjetorit (e mërkurë) një qese në market do te kushtojë 15 denarë.

Kjo masë hyn në fuqi në përputhje me Ligjin e ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi.

Më 4 tetor, pasi Kuvendi i miratoi ligjet, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini thanë se këto ligje do të mundësojnë evropianizimin përfundimtar të menaxhimit të mbeturinave, përfundimisht do të zgjidhet ky problem që ishte akumuluar me dekada dhe do të ndërpritet zinxhiri i menaxhimit të keq me mbeturinat.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Nëntor, 2021 11:19