Nevojitet vullnet nga pushteti qendror për decentralizimin

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 21:13

Nevojitet vullnet nga pushteti qendror për decentralizimin

Pushteti qendror nuk ka vullnetin e nevojshëm për ta zbatuar decentralizimin e vërtetë, tha drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiq. Në paraqitjen e saj në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Perishiq tha se entuziazmin që ka ekzituar disa vjet më parë, tani është zhdukur.

“Në vitin 2005 kur filluam me procesin dhe pastaj në vitin 2007 kur filloi i ashtuquajturi proces i dytë i decentralizimit, unë kisha shumë besim se do të bënim mrekulli, se do të bëheshim të njohur për atë që kemi bërë decentralizim tmerrësisht të suksesshëm … tash nuk e kam atë entuziazëm. Dhe mendoj se në pushtetin qendror nuk ka vullnet real”, tha Perishiq.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 21:13