Nesër fillon vaksinimi masiv i popullatës
Nesër në vend zyrtarisht do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës kundër Covid-19, me “Sputnik V”.
Vaksinimi do të bëhet në pikat në “A1 Arena” (salla “Boris Trajkovski”), ndërsa janë caktuar termine për 3.000 qytetarë.
Në këtë fazë, qytetarët nga infrastruktura kritike do të imunizohen – njerëzit që punojnë, Ministria e Brendshme, URM, gazetarët, shërbimet nga Qyteti i Shkupit dhe të gjithë që kanë kontakte – shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, mësuesit e kopshteve, stafi i pikë pagesave.