Negociatat aderuese: Shpesat e rrejshme për Ballkanin

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Korrik, 2021 22:33

Negociatat aderuese: Shpesat e rrejshme për Ballkanin

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për shkak të vetos nga Sofja janë bllokuar para fillimit të negociatave aderuese, Serbia dhe Mali i Zi në vetë negociatat aderuese, ndërsa për Bosnjën dhe Kosovën, perspektiva evropiane është vetëm teori. A janë këto shtatë vjet, në të cilën Gjermania dhe Merkel kanë investuar shumë, thjesht “tentime boshe” për shkak të paaftësisë së Bashkimit Evropian dhe anemisë së saj për të qenë udhëheqës i proceseve, apo është e gjitha e llogaritur dhe e planifikuar mirë?

A janë vendet e Ballkanit Perëndimor sot më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe më afër një aleance mini-Ballkanike? Deri në çfarë mase procesi, i cili supozohej të përshpejtonte reformat dhe rrugën drejt Brukselit, u kthye në një udhëkryq ku ndërthuren ndikime dhe interesa të ndryshme? A ka rënë BE viktimë e disa prej anëtarëve të saj, të cilët përdorin këtë “familje të madhe” për qëllimet e tyre fitimprurëse? Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për shkak të vetos nga Sofja janë bllokuar para fillimit të negociatave aderuese, Serbia dhe Mali i Zi në vetë negociatat aderuese, ndërsa për Bosnjën dhe Kosovën, perspektiva evropiane është vetëm teori. A janë këto shtatë vjet, në të cilën Gjermania dhe Merkel kanë investuar shumë, thjesht “tentime boshe” për shkak të paaftësisë së Bashkimit Evropian dhe anemisë së saj për të qenë udhëheqës i proceseve, apo është e gjitha e llogaritur dhe e planifikuar mirë?

EVROPA NUK E KUPTON BALLKANIN

Profesori universitar, Nano Ruzhin thotë se iniciativa nuk është e vjetër vetëm shtatë vjet, por ajo është prezente që nga viti 2003 nga samiti i Selanikut, në të cilën ishte paralajmëruar se shtetet e Ballkanit Perëndimorë do të jenë anëtaret e ardhshme të BE-së. “Kjo është një periudhë e gjatë edhe në politikë edhe në diplomaci. Iniciativa e Merkelit dhe e të tjerëve që Ballkani të hy në BE ishte ide e mirë dhe ende është ide e mirë, por mosfunksionaliteti në BE, të sistemit të vetos si forma për pengimin e shteteve aspirate, u tregua si pengesë për gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimorë”, thotë ai. Dame Çkatroski, analist, thotë se Evropa nuk ka asnjë pozicion për Ballkanin Perëndimorë dhe sipas tij Evropa sikur po ikë nga përballja e SHBA-së me Rusinë dhe Kinën. Çkatroski mes tjerash shprehet se Evropa me këtë qasje do të ketë probleme përbrenda dhe në kufijtë e saj.

“Një aleancë mini-ballkanike është një përgjigje e hollë për të zëvendësuar anëtarësimin në BE. Sidomos pasi ajo aleancë ballkanike ka ende shumë çështje të pazgjidhura të hapura. Evropa nuk ka asnjë pozicion për Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën. Nga ana tjetër Rusia, Turqia, Kina kanë interesa të hapura në Ballkanin Perëndimorë. Evropa sikur po ikë nga përballja e SHBA-së me Rusinë dhe Kinën. Me këtë strategji BE do të ketë probleme edhe brenda por edhe në kufijtë e saj. Nuk mund të komentojmë qëndrim të BE-së për shkak se një qëndrim i tillë nuk ekziston. Mund ta kritikojmë BE-në vetëm se nuk kanë qëndrim për shumë çështje të rëndësishme. Çështja e dytë është nëse BE e ruan këtë situatë, a do të mund të mbijetojnë qeveritë në Ballkanin Perëndimorë. A do ta ridefinon Ballkani Perëndimorë marrëdhënien e saj ndaj BE-së. Nëse BE-ja lë agjendën e palëve në Ballkanin Perëndimor, çfarë do të ndodhë më pas?”, ka deklaruar Dame Çkatroski, analist.

Sipas agjencisë gjermane – DW, bilanci nga Procesi i Berlinit është i dobët, nëse pas shtatë vitesh pritej përparim i madh dhe bashkëpunim rajonal. “Vështirë se ka ndonjë progres në pajtimin dhe njohjen e ndërsjellë politike. E megjithatë, ka shumë suksese konkrete në çështjet qendrore që prekin drejtpërdrejt njerëzit e këtyre vendeve dhe hapin rrugën për normalizim në rajon: për shembull, iniciativa që lidh rininë e rajonit – RICO, heqja e tarifave të roamingut nga 1 Korriku dhe përgatitjet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal”, shkruan Dojçe Wele. Sipas kësaj agjencie, ky projekt deri në vitin 2024, duhet t’i sigurojë Ballkanit Perëndimor katër liritë themelore mbi të cilat është ndërtuar BE: qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. “Kjo është një perspektivë që mund të jetë më reale sesa integrimi i rajonit në BE. BE është në rrugën e duhur për të rrezikuar rolin e saj si një pikë referimi dhe perspektive për rajonin. Premtimi nga Selaniku është zbehur. Kohët e fundit, gjatë furnizimit të vaksinave, këto vende u ndien të lënë pas dore. Lojtarë të tjerë janë duke pritur në pragun e derës: Turqia, Rusia, Kina, por edhe Shtetet e Bashkuara”, thekson agjencia.

PROCESI I BERLINIT, MË I RËNDËSISHËM SE KURRË

Për sa kohë që vetë BE bllokon rrugën për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor përmes bllokadave të anëtarëve individualë, iniciativat e Procesit të Berlinit do të jenë më të rëndësishme se kurrë. Mes tjerash DW shkruan se deri sa shkëlqimi i BE po zbehet në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i vendeve individuale të BE-së dhe institucioneve të përfshira në Procesin e Berlinit mund të jetë një fener i ndritshëm. “Të gjitha partitë që kanë kandidatë në garë për pasardhësin e Angela Merkel zyrtarisht mbështesin procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor. Por duhet më shumë punë për të kapërcyer zhgënjimin në rajon. Merkel këtu me pragmatizëm të matur filloi një format i cili nën qeverinë e ardhshme gjermane do të ketë nevojë për vazhdim, rinovim dhe forcim. Ai e meriton atë”, përfundon DW.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Korrik, 2021 22:33