Në Gostivar filloi vaksinimi kundër CoVid- 19

Linda Limani
Nga Linda Limani 2 Prill, 2021 07:29

Në Gostivar filloi vaksinimi kundër CoVid- 19

Mëngjesin e së premtes në një pikë të veçantë në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, filloi vaksinimi kundër koronavirusit, raporton Lobi

Mjekja Dafina Bogdanovska në prononcimin për Lobi-n, apeloi që qytetarët me vete pos librezave shëndetësore ti kenë edhe letërnjoftimet për evidentim.

Sipas saj, 47 persona sot gjithsejt do vaksinohen.

“Vaksinimi rrjedh pa pengesa, ndërsa dy vullnetarë të Kryit të Kuq ndihmojnë gjatë procesit të vaksinimit të personave të moshuar”, tha ajo.

Pacienti i parë i vaksinuar ishte 78 vjeçarja Lirije Ramadani nga fshati Negotinë. Ajo bëri thirrje për vaksinim deri te qytetarët, për siç tha, ta mbrojmë shëndetin tonë.

Për imunizim përdoren vaksinat e Astra Zeneca, 500 doza që Gostivari i mori ditë më parë për vaksinim të grupit të parë të qytetarëve mbi moshën 77 vjeçe. Paraqitja për vaksinim bëhet përmes mjekut amë. Lobi

Linda Limani
Nga Linda Limani 2 Prill, 2021 07:29